Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gomonia u largua nga jahti për shkak të erës/ Qeparo, policia shpëton dy turistët gjermanë në ‘det të hapur’

schedule08:21 - 25 Gusht, 2025

schedule 08:21 - 25 Gusht, 2025

Mbrëmjen e së dielës, më 24 gusht 2025, rreth orës 22:00 Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një njoftim për dy persona që kërkonin ndihmë në zonën bregdetare të Qeparoit.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të ngjarjes.

Rreth orës 22:45, rreth 100 metra larg bregut, policia konstatoi dy shtetas gjermanë mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Ata ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të riktheheshin në breg.



Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, u shpëtuan Berhard Michael (70 vjeç) dhe Ute Dorothea (63 vjeçe), të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!