Goli i parë i kapitenit, Reus: Si ndeshje shahu, mposhtëm një ekip të fortë

schedule10:17 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:17 - 19 Tetor, 2020

Marco Reus gjeti golin e parë për këtë sezon në sfidën jashtë fushe ndaj Hoffenheim. Kapiteni zgjidhi një sfidë të komplikuar me finalizimin e tij 14 minuta përpara fundit të ndeshjes dhe triumfi 0-1 i dhuroi verdhezinjve tre pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë.

31-vjeçari ka pasur shumë dëmtime në vitet e fundit, por tani ndihet mirë dhe i lumtur për golin e fitoren ndaj Hoffenheim, një kundërshtar shumë i vështirë. “Kishte rëndësi të madhe për mua të shënoja golin vendimtar të ndeshjes.

U kuptua që ai ekip që do të shënonte i pari do të kishte shanse shumë të mira për të fituar ndeshjen. Ishte një përballje e ekuilibruar, por ne krijuam më shumë raste për gol në pjesën e dytë.

Ndeshjet e viteve të fundit në Hoffenheim kanë qenë beteja, kemi luftuar shumë. Nuk duhet të harrojmë që ata janë të fortë në shtëpi, është gjithmonë e vështirë të fitosh në këtë fushë. Ishin tre pikë në lojë dhe ia dolëm t’i merrnim“, thekson Reus. /abcnews.al