Goleador, lider, prezantues dhe stilist: Ikona Ibrahimovic zbulon projektin e radhës

schedule10:20 - 25 Shkurt, 2021

schedule 10:20 - 25 Shkurt, 2021

Zlatan Ibrahimovic është një legjendë e gjallë e futbollit dhe një ikonë e sportit në përgjithësi. Sulmuesi suedez po mbush 40 vjeç në shtator, por vijon të mbetet një nga sulmuesit më të fortë dhe efikas në planet.

Një personalitet i madh që ia doli të “ringjallë” kuqezinjtë e Milanit, teksa prej datës 2-6 mars do të marrë pjesë në Sanremo si prezantues. Ndërkohë, Ibra ka nisur edhe punën si stilist.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Me anë të një postimi në “Instagram”, shtatlarti me origjinë nga Bosnja ka prezantuar linjën e tij të veshjeve në bashkëpunim me Dsquarted. Gjithçka sillet rreth fjalës ikonë që i përshtatet në mënyrë të përsosur sulmuesit të Milanit.

Lojtarët e mirë fitojnë ndeshje, lojtarët e mëdhenj thyejnë rekorde, ndërsa ikonat ndryshojnë lojën… /abcnews.al