Goditi punonjësen e OSHEE, ndalohet 38-vjeçari në Tiranë

schedule14:04 - 24 Qershor, 2025

schedule 14:04 - 24 Qershor, 2025

Tiranë- Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata e Tiranës më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike.

“ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. C., 38 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, sepse dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, ka goditur me sende të forta, një punonjëse të OShEE-së që kishte shkuar në këtë subjekt, për të parë matësin e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!