Një organizatë kriminale me bazë në Tiranë, e përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave nga Italia në drejtim të Shqipërisë, u godit nga antimafia italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
10 masa sigurie u firmosën nga Gjykata e Shkallës së Parë Antikorrupsion me kërkesë të SPAK, ndërsa 5 të tjera u lëshuan nga autoritetet italiane, teksa operacioni u shtri në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, Fier e Vlorë, në Barcella të Italisë si dhe në Madrid të Spanjës.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe jo me familje mafioze italiane.
Karamuço tha se hetime u zhvilluan edhe nga pala shqiptare, teksa shtoi se krimi shqiptar nuk është aq i rrezikshëm sa mafia italiane.
“Ka filluar hetimi nga ana e palës shqiptare. U realizua nga ky operacion edhe nga ana e palës shqiptare. E gjitha është e provuar, pritet thjesht hetimi i mëtejshëm dhe gjykimi i këtyre personave. Ka edhe persona të tjerë që nuk janë arrestuar. Jemi thjesht te një grup i strukturuar, nuk kemi të lidhur me familjet mafioze të Puglias. Kemi pasur peshë në disa linja të shpërndarjes më shumë, por jo ta ngremë këtë grupim në nivel familjeje mafioze. Nuk është krim me origjinë shqiptare. Rrënjët i ka në Itali, grupi që flasim, kanë 20 vjet në Itali, të lidhur me italianë. Shumë pak kanë hyrë në Shqipëri. Në çdo prej këtyre organizatave ka shqiptarë, janë rritur aty me lidhjet e organizatave italiane. E kanë parë më të lehtë, edhe për shkak të një kontrolli të dobët, që të pastrojnë paratë në Shqipëri.
Igli Kamberi, nuk më bën lidhje me asnjë lloj grupi, por është mes mijëra personazheve në botë, që kanë veprimtari kriminale që duan të pasurohen. Mos të ndodhte ajo vrasje, pse nuk më respekton mua si drejtues, nuk do ishin zbuluar fare. Mbetet grup i strukturuar i thjeshtë. Këta personazhe, dyshohen se janë pjesë e një aktiviteti, që injektojnë para në ekonominë shqiptare”, theksoi ai./abcnews.al


