Goditen me levë dy vëllezër në Fushë Krujë

schedule12:25 - 5 Prill, 2018

schedule 12:25 - 5 Prill, 2018

Dy vëllezër janë goditur me levë pas një konflikti për motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek tregu në Fushë Krujë.
Policia njofton se E.C 17 vjeç dhe B.C 25 vjeç po dërgohen në Spitalin e Tiranës.
Ata janë përfshirë në konflik me familjen e S.S, sipas policisë.
Gjatë ngjarjes njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al