“Goca më e mirë se mami apo e kundërta?”, ndjekësit konfuzojnë ikonën e muzikës popullore

schedule18:35 - 2 Mars, 2022

schedule 18:35 - 2 Mars, 2022

Liri Rasha dhe Ingrit Jushi këtë mërkurë ishin në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku u ndalën në marrëdhëniet që kanë me njëra-tjetrën por dhe në disa momente të veçanta që së bashku i kanë ndarë në skenë.  Të dyja pohuan se tashmë janë pothuajse të pandara në eventet që marrin pjesë, por varet edhe nga kërkesat dhe mundësisë.  Ermali i pyet se cila nga të dyja merret me buxhetin se më cilën prej tyre mund të negociojnë.

“Mami është shumë keq me të bërit pazar, edhe unë i ngjaj shumë. Mami nuk bën dot pazar, është tmerr”, tha Ingriti.

“Kjo është ma keq se unë”, tha Rasha.

Përsëri Ermali i pyet nëse çështja e dasmës “se kur do të martohet Ingriti”  ishte kthyer në një temë diskutimi në familjen e tyre, të dyja pohuan që jo.

“Nuk bëjmë shumë diskutime të tilla se kjo thotë “nuk martohem”. Nuk bëj presion fare”, tha znj. Rasha.

Ndërkohë Ingriti shtoi: “Në familjen time nuk ndodh, por kjo është mangësi. Sepse duke mos të të shtyrë bie në atë rehatin tënde. Nuk të vënë në lëvizje as të kërkkosh se truri i njeriut është në lëvizje aty rreth moshës 20-25, te ky marzh dhe nuk e kupton dot që vitet ikin”.

Situata u bë plot humor ku mësuan që edhe Ingriti edhe Ermali kanë lindur në muajin Gusht dhe që të dy janë të shenjës së luanit. “Aman ju luanët jeni të vështirë”, tha duke qeshur Liri./abcnews.al