Gjyshërit s’duhet të puthin fëmijët? Debati, Malaj: Nuk duhen lënduar. Baltadori: U tromaksa

schedule18:14 - 21 Qershor, 2021

schedule 18:14 - 21 Qershor, 2021

Këtë të hënë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi u diskutua për atë që rrjeti më shumë po flet së fundmi; gjyshërit të kërkojnë leje për të puthur dhe përqafuar nipërit e mbesat. Nora Malaj, Silva Baltadori Heijneman dhe Marsi Simo ndanë opinionet e tyre në lidhje me këtë temë.

Silva, duke qenë një person që jeton jashtë Shqipërisë, tha se kulturat janë të ndryshme. Ajo tregoi se kur ka shkuar në fillim në Hollandë një mikeshë e burrit të saj, goxha më e madhe në moshë, e kishte puthur në buzë në shenjë mirënjohje dhe kjo gjë e kishte tromaksur.

“Kulturat janë krejt të ndryshme sidomos Hollanda me Shqipërinë. Çdo ekzekutim dashurie është e pamundur ta ligjërosh. Është tmerrshme për mua si nënë, vajzë, bashkëshorte që të ligjerohet ekzekutimi i dashurisë sepse ndjehet dhe është shumë individuale. Unë se kam puthur kurrë në buzë vajzën” .

Ndërkohë Nora Malaj nënvizoi se duhet punuar shumë me gjyshërit e të mos i lëndojmë.

“Vjehrra ime kan qënë një aristokrate e lindur, kurrë nuk e ka puthur djalin, përveçse në ballë. Dhe i mësoi fëmijët që të bëhet ky veprim, në fillim nuk e kuptoja, por është diçka që mund ta mësojmë. Dhimbja që do kenë gjyshërit është një dhimbje shume e madhe, një muaj nuk do t’I flasin as nuses as djalit dhe do thonë “ç’janë këto teoritë e këtyre”.

Sociologia Marsi Simo theksoi se fëmijët duhet të mësohen për të krijuar raportet dhe se cilat janë zonat në trup që mund të preken apo puthen, ose jo. Ka ardhur koha të respektohet edhe privatësia e fëmijëve ndaj duhet të përgatitemi për këtë. Ndiqni sugjerimet e saj dhe bisedën e plotë në kanalin tonë në Youtube./abcnews.al