Gjykata Speciale, djali i ish-komandantit të UÇK: Gjykimi i padrejtë

schedule22:22 - 17 Janar, 2019

schedule 22:22 - 17 Janar, 2019

Djali i një prej ish-komandantëve të UÇK-së i thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale e cilëson të padrejtë procesin e nisur. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Mërgim Lushtaku thotë se e njëjta gjë duhet të bëhej paralelisht për krimet serbe të kryera ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Djali i Sami Lushtakut, ish-komandanti i UÇK-së që është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në lidhje me luftën e viteve ‘90, e cilëson të padrejtë procesin e nisur në Hagë. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Mërgim Lushtaku deklaron se është e papranueshme që 20 vjet nga përfundimi i luftës hetohen vetëm krimet eventuale të UÇK-së dhe jo barbaritë e njësive paraushtarake serbe në Kosovë.

Mërgim Lushtaku: “Kjo gjë nuk po bëhet me serbët që kanë bërë masakra dhe genocid, por jemi këtu dhe janë thirrur edhe komandantët e luftës së UÇK-së”.

Aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku e cilëson “absurd” votimin e Gjykatës Speciale nga legjislatura e kaluar. Por tani, thotë ai, nuk ka kthim pas.

Mërgim Lushtaku: “Është një vendim i gabuar pasi nuk janë gjykuar krimet e serbëve dhe nëse nuk gjykohen të dyja palët, votimi i gjykatës ka qenë absurditet. Por tani jemi këtu ku jemi dhe duhet t’i dëshmojmë botës se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti”.

Shumica e ish-luftëtarëve janë thirrur në Hagë në cilësinë e dëshmitarit dhe të të dyshuarit, por rastet për të cilat ata janë marrë në pyetje ende nuk dihen me saktësi. /abcnews.al