Gjykata lë në burg vrasësin/Teli: Më kërkonte llogari për pensionin

schedule10:59 - 29 Prill, 2018

schedule 10:59 - 29 Prill, 2018

Gjykata e Shkodrës caktoi arrest me burg për Bashkim Telin, burrin që vrau bashkëjetuesen e tij. Në sallën e gjyqit ai ka shfaqur dukshëm çrregullime të sjelljes.

I transformuar pas vrasjes së bashkëjetueses, Bashkim Teli ka shfaqur shumë çrregullime në sallën e seancës për masën e sigurisë.

I njohur në Shkodër si njeri me personalitet të mirë, gjatë dëshmisë së tij, shumë herë humbiste memorien dhe ndryshonte thëniet.

69 vjeçari i cili do të qendrojë në masën e sigurisë arrest me burg, tha se gjithçka ka ndodhur pas një presioni dhe sherri të vazhdueshëm me bashkëjetuesen e tij Suzana Shemuni, e cila sipas tij i kërkonte llogari për pensionin.

I kam dhënë vazhdimisht lekë, por kësaj here nuk doja t’i jepja, tha ai. Ka qenë ky moment kur Suzana ka nisur ta ofendojë dhe ta fyejë me zë të lartë.

Humba kontrollin, mora çekiçin dhe e qëllova në kokë, nuk mbaj mend sa herë.

Vonë kuptova që ajo kishte vdekur dhe dola nga shtëpia, tha Bashkim Teli para gjykatëses Izabela Radovani, e cila në fund e cilësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi arrest me burg për të, të njëjtën masë që kishte kërkuar prokurori Vat Staka.

Autori dyshohet se tashmë ka probleme psikike pasi sjellja e tij në sallën e gjyqit nuk ishte normale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!