Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

schedule11:07 - 15 Shtator, 2026

schedule 11:07 - 15 Shtator, 2026

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për çështjen ndaj Erion Veliajt.

Kolegji Penal u mblodh më 15 shtator 2026 në Dhomë Këshillimi, ku shqyrtoi dosjen penale me kërkues Erion Veliajn dhe palë të interesuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë më 15 shtator 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!