Gjurmët e uraniumit në aeroportin Heathrow, arrestohet një 60 vjeçar i dyshuar për veprën terroriste

schedule10:41 - 16 Janar, 2023

schedule 10:41 - 16 Janar, 2023

Një burrë rreth të 60-ave është arrestuar nga policia britanike pas gjurmëve të uraniumit të gjetura në aeroportin Heathrow në dhjetor.

Kjo vjen pasi oficerët e kundër-terrorizmit kontrolluan një adresë në Cheshire të shtunën.

Kontrolli i pronës Cheshire kishte përfunduar dhe policia tha se nuk u gjet asnjë material që mund të përbënte kërcënim për publikun.

Burri u arrestua sipas nenit 9 të Aktit të Terrorizmit 2006, i cili mbulon prodhimin dhe posedimin e pajisjeve dhe materialeve radioaktive.

Ai u lirua me kusht deri në prill.

Komandanti Richard Smith, kreu i Komandës Kundër Terrorizmit të Policisë Metropolitane, tha se “bazuar në atë që ne aktualisht dimë”, incidenti “ende nuk duket të jetë i lidhur me ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për publikun”.

Ai tha se oficerët po vazhdonin të hetonin për të “siguruar që ky është padyshim rasti”.

Oficerët e Forcave Kufitare zbuluan materialin radioaktiv me një ngarkesë skrap metali gjatë një kontrolli rutinë më 29 dhjetor.

Uraniumi është një element që gjendet natyrshëm. Mund të ketë përdorime të lidhura me bërthamën pasi të jetë rafinuar ose pasuruar. Kjo arrihet me përdorimin e centrifugave – makinerive të cilat rrotullohen me shpejtësi supersonike./abcnews.al