“Gjumi i shpëtoi jetën”, fati i kryetarit të bashkisë në Mykolaiv, shkoi vonë në punë dhe sot është gjallë

schedule10:57 - 30 Mars, 2022

schedule 10:57 - 30 Mars, 2022

Gjumi i shpëtoi jetën kryebashkiakut të Mykolaiv në Ukrainë nga bombardimi me raketa ndaj ndërtesës së bashkisë ditën e djeshme, shkruan Mirror.

Kryebashkiaku i Mykolaiv qëlloi me fat që nuk u zgjua në kohë, e nuk shkoi në orar në punë, pasi në këtë mënyrë ai nuk u gjend në bashki në momentin e bombardimit rus.

Sipas “Mirror” Vitaly Kim është gjallë sot sepse shkoi vonë në punë.

Ndërtesa e bashkisë në Mykolaiv u dëmtua rëndë nga bombardimet ruse, shkruan abcnews.al.

Sipas mediave ukrainase, të paktën nëntë persona u vranë dhe 28 u plagosën në sulmin rus në qytetin ukrainas . Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, sipas shërbimit të ambulancës ukrainase, me frikën se numri i të vdekurve do të rritet .

Grupi i Komunikimeve dhe Informacionit të Ukrainës shkroi në Twitter: “Ushtria ruse bombardoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mikolaiv. Kryebashkiaku Vitaly Kim është shëndoshë e mirë.”/abcnews.al/