Gjonaj: E papranueshme dhuna e nxitur nga partitë e opozitës

schedule14:24 - 14 Prill, 2019

schedule 14:24 - 14 Prill, 2019

Etilda Gjonaj e konsideron të papranueshëm dhunën në protestën e opozitës. Sipas saj qëllimi i tyre është destabilizimi i vendit në një kohë kur Shqipëria monitorohet në prag të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave.

Deklaratën, ministrja e Drejtësisë e bëri gjatë një konference për mediat këtë të diel.

“Është e papranueshme dhuna në çdo lloj proteste, por e patolerueshme dhe e papranueshme është kur kjo dhunë organizohet nga partitë politike, misioni kushtetues i të cilave duhet të jetë ndikimi në jetën e vendit nëpërmjet mjeteve demokratike dhe jo dhunimi dhe shkatërrimi i pronës publike dhe asaj private.

Qëllimi i tyre është tashmë i ditur. Kërkohet me doemos destabilizimi i vendit, sidomos në këtë periudhë kur monitorohemi ngushtë nga KE dhe shtet anëtare të BE-së për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave. Në këto akte dhune të paligjshme dëmtohet Shqipëria, duke penguar që të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian”, tha ministrja Etilda Gjonaj.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!