Gjonaj dhe Lleshaj reagojnë për Dirtan Dajtin: Vendimi i Apelit është skandaloz

schedule16:20 - 10 February, 2019

schedule16:20 - 10 February, 2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë reaguar ashpër pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar atë nga burgu i përjetshëm.

Si rrallëherë, në sinkron me njëra-tjetrën, dy ministritë, ajo e Drejtësisë dhe Brendshme kanë raguar për ndryshimin e vendimit  nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për Dritan Dajtin nga “burgim i përjetshëm” në 25 vite burg.

Për Etilda Gjonaj dhe Sandër Lleshaj, vendimin i apelit është skandaloz dhe kriminal.

“Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale”.

Gjonaj njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve, ndërsa Lleshaj pohoi se “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë.

Prokuroria ka bërë ankimimin në Gjykatën e Lartë për ndyshimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, pasi më herët ishte pranuar gjykimi i shkurtuar për Dajtin duke u dënuar me 25 vite burg në total.

Dritan Dajti ka vuajtuar deri më tani 10 vite burg por, të gjithë këtë kohë e ka kryer në paraburgim që llogariten me rreth 15 vite. Në gusht të 2009, Dajti akuzohet nga prokuroria për vrasjen e ish-oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi pranë pistës Iliria në Palzhin Durrësit./abcnews.al