Gjobë deri në 10, 000 paund për shkelësit e masave të COVID-19 në Angli

schedule08:53 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:53 - 20 Shtator, 2020

Qytetarët në Angli rrezikojnë të gjobiten deri në 10,000 paund, në rast se thyejnë karantinën.

Ky është vendimi që u është komunikuar nga autoritetet, ndërsa bëjnë me dije se personat që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 të vetëizolohen.

Gjobat do të jenë 500 paund për personat me të ardhura më të ulëta.

Po ashtu  gjobat variojnë nga 1,000 paund deri në 10, 000 për shkelësit e përsëritur dhe për shkeljet “e ashpra”.

Sakaq kryeministri Boris Johnson  u shpreh se për të shmangur rritjen e rasteve qytetarët duhet të respektojnë masat e vendosura.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të paralajmëruar përhapjen e koronavirusit si edhe për të mbrojtur veten dhe të afërmit”, tha Johonson.

/abcnews.al/