“Gjoba për maskat”, Vasili: Pandemia përballohet me testim, gjurmim e trajtim

schedule11:27 - 17 Tetor, 2020

schedule 11:27 - 17 Tetor, 2020

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat bëri me dije se në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia qytetarët gjobiten.

Vasili theksoi se duhet të merren masa konkrete për parandalimin e koronavirusit.

Ai thekson se ndryshe nga policia e “Rilindjes” që sipas tij ushtron presion ndaj qytetarëve, në vende të ndryshme në botë, policia bën apel ndërgjegjësues duke shpërndarë edhe maska për personat që nuk janë pajisur me barrierën mbrojtëse.

“Pandemia përballohet me testim, gjurmim e trajtim dhe jo me demagogji”, tha Vasili.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Jemi këtu së bashku në këtë komunikim pasi shqiptarët janë detyruar dhe imponuar që të përdorin maskat me imponim.

Ju shikoni qindra e qindra gjoba që vendosen përditë masa dhe gogolozim policor që del rrugëve për të dënuar dhe për të trembur njerëzit, ky është një mision krejtësisht i kundërt e dihet që maska është mjeti i fundit nga të gjitha mjetet e tjera, për këtë çështje të pandemisë.

Me gjithë atë ju ftoj pa pasur komente të gjata të shikoni se si policia në Shtet e Bashkuara të Amerikës mbështet dhe ndihmon qytetarët. U ofron atyre vetë maskat gratis. Nuk është e prirur që t’i dënojë, t’i vejë gjoba e t’i fusë në burg, por me shumë dashamirësi i ndihmon ata.
Ju lutem ndiqeni videon dhe besoj se do të kuptoni shumë mirë se sa e ndryshme është policia në një vend demokratik në raport me policinë, e cila është shndërruar thjesht dhe vetëm në një instrument politik në duart e një marrëzie qeveritare.

Pra të nderuar qytetarë e kuptuat fare mirë se cili është roli i policisë, i ashtuquajturi dikur polici ne komunitet do të thotë një polici që bashkë punon dhe ndihmon qytetarët. Por 2 janë çështje të mëdha madhore, pandemia nuk përballohet me mjetin e saj të fundit, me efiçencën e saj më të diskutueshme dhe të pa provuar pra maskat. Por duke ndjekur atë triad, testim, gjurmim, trajtim që përballon problemi, me dezinfektimet në masë, me krijimin e mundësive për distancimin fizik dhe të tjera masa dhe e fundit në radhë mbetet maska.

E dyta çështje madhore, trajtimi falas i qindra të sëmurëve që trajtohen në banesë, familjet e të cilëve po hyjnë në borxhe, se duhet të marrë qindra milionë lekë për të trajtuar të sëmurët e tyre, duke marrë dhe oksigjenin me qira në shtëpitë, pasi nuk mund të trajtohen ndryshe dhe jeta e tyre nuk mund të shpëtohet. Këto janë masat themelore dhe jo demagogji me maska.

Duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë maska e hipokrizisë në trajtimin e pandemisë. Por të ndërmerren hapa konkrete, të cilat vërtete e përballojnë atë pandemi, e cila për faj vetëm të qeverisë sot është një lum i dalë nga shtrati, ndërkohë që marrja e masave me kohë dhe dëgjimi i këshillave pa fund që ju kemi bërë do të mund ta përballonte ta vinte në zap, këtë problematikë kaq të rëndësishme dhe qytetarët nuk do të vuanin as shkatërrimin e tyre shëndetësor dhe as shkatërrimin e tyre ekonomik.

Ju falënderoj dhe doja t’ju kërkoja ti mbani mend pamjet e policisë amerikane që me dashamirësi mbështet dhe i do qytetarët e vet dhe nuk i persekuton dhe i dënon dhe i trysnin në mënyrë të vazhdueshme ashtu siç ndodh me policinë e rilindjes.
Ju faleminderit të gjithëve!

/abcnews.al/