Pasi GJKKO la në burg Erion Veliajn, kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës.
“Ka qenë një takim 10 minuta, ka takuar nënkryetarët e bashkisë. Iu ka lënë porosi për punët në kryeqytet. Mesa duket Rama po bën se pas situatës së krijuar në bashkinë më të madhe në vend, do të jetë ai vetë që do t’i qëndrojë vetë bashkisë në kokë derisa të marrë një zgjidhje përfundimtare. ”, raportoi gazetarja Ajgena Korbi.
Pas arrestimit të Veliajt të hënën, Anuela Ristanit iu delegua detyra për drejtimin e bashkisë.
Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash.
Veliaj u transferua mëngjesin e kësaj të enjteje në paraburgimin e Durrësit pasi një ditë më parë, GJKKO vendosi masën e sigurisë ndaj tij “arrest në burg” ndërsa për të shoqen Ajola Xoxa “detyrim paraqitjeje./abcnews.al


