Një aksident është shënuar pasditen e së premtes në Gjirokastër, ku ambulanca është përplasur me një automjet tjetër. Ngjarja mësohet se është shënuar në bulevardin “18 shtatori”.
Si pasojë është dëmtuar pacientja që ndodhej në autoambulancë, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al