Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania me shtatë “plumba”/ Pano: Pavarësisht fitores, nuk e ka madhështinë e dikurshme. Mneri: Globalizmi ka ndryshuar futbollin

schedule20:56 - 15 Qershor, 2026

schedule 20:56 - 15 Qershor, 2026

Gjermania ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror, duke mposhtur bindshëm Curacao me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Edhe pse Curacao, një shtet me rreth 150 mijë banorë, shkroi histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botëror, futbollistët gjermanë nuk treguan mëshirë dhe dominuan plotësisht takimin.

Ish-futbollisti Ledio Pano, i ftuar në “Futboll, jo Soccer” në ABC News, u shpreh se pavarësisht fitores së thellë, “Pancerave” u ka ikur shpirti. Ai theksoi se Gjermania nuk e ka atë madhështinë e viteve më parë pasi pika e saj më e fortë ka qenë grupi.



“Gjermanisë i ka ikur shpirt, por të marrësh Gjermaninë e 1990 apo Gjermaninë e 2014, ka qenë një ekipi që sado dobët të ishte, kishte grupin”, tha ai.

Gazetari Fatmir Mneri, u shpreh se futbolli ka ndryshuar shumë, duke vënë në pah se globalizmi ka bërë punën e vet.

“Nuk ke si pret që të jetë ai shpirti i dikurshëm, sepse globalizmi ka bërë punën e vet”, pohoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!