Gjendet i vdekur një shtetas amerikan në Rusi

schedule08:30 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 08:30 - 5 Dhjetor, 2023

Një 56-vjeçar, shtetas amerikan, është gjetur i vdekur në një qendër emigrimi në rajonin Krasnodar në Rusi.

Një gjykatë në Rusi kishte vendosur që amerikani Ernest Harry Mitchel të mbahej në këtë qendër, pasi kishte shkelur rregullat sepse kishte sigurim të pavlefshëm mjekësor dhe “para të gatshme të padeklaruara” kur kishte tentuar të futej në rajonin e ndarë të Gjeorgjisë, Abkhazia, nga Rusia.

Shkaqet e vdekjes së shtetasit amerikan janë ende të paqarta, por sipas gazetës ruse Kommersant, ai dyshohet të jetë vetëvrarë.

/abcnews.al