Gjenden të djegura dy mjete në Vlorë, dyshohet se janë përdorur për drogë

schedule10:50 - 12 Maj, 2018

schedule 10:50 - 12 Maj, 2018

Dy automjete janë gjetur të djegura në afërsi të fshatit Llakatund në Vlorë. Sipas policisë zjarri iu është vënë me benzinë. Dyshohet që makinat  të jenë përdorur për trafik droge.

Disa banorë të fshatit Llakatund gjetën në mëngjes herët dy mjetë të shkrumbuara në një rrugë dytësore. Menjëherë njoftuan policinë.

Furgoni dhe një mjet tip Volksvagen ishin lënë 100 metra larg nga njëra – tjetra dhe janë djegur pas vendosjes së një sasie të konsiderueshme benzine.

Siç shihet edhe nga pamjet asgjë nuk ka mbetur prej tyre. Nga kontrolli nuk u gjet diçka e dyshimtë.

Furgoni rezulton i vjedhur në fshatin Babicë. Pronari i tij ka denoncuar grabitjen mëngjesin e së shtunës. Ndërsa mjeti Golf kishte targat e një makine tjetër.

Zona ku janë gjetur të dyja mjetet është një rrugë dytësore që të çon nga fshati Llakatund drejt fshatit Bunavi, por përdoret shumë pak nga banorët.

Policia e Vlorës thotë se pista që po hetohet është ajo e ndonjë trafiku të mundshëm të lëndëve narkotike. Por nuk përjashtohet mundësia që të jenë përdorur edhe për ndonjë ngjarje tjetër kriminale./abcnews.al