Gëzhoja tek dera, ky është biznesi që u qëllua me armë zjarri gjatë natës në Tiranë

schedule14:22 - 28 Korrik, 2020

schedule 14:22 - 28 Korrik, 2020

Të martën rreth orës 08:25 policia është njoftuar nga pronari  i një biznesi se i është thyer xhami i derës së subjektit në kryeqytet.

Pronari S.A., është shprehur se ka gjetur disa gëzhoja armësh zjarri ndërsa xhami i derës ishte thyer.

Ndërkohë, Abcnews.al ka siguruar pamje nga biznesi ku duken të shtënat e plumbave të qëlluara në drejtim të xhamit. Për ngjarjen në fjalë po kryhen hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari  i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja  armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve. /abcnews.al/