Getoari dhe Majk shijojnë suksesin e radhës, rekord klikimesh në pak orë

schedule11:20 - 1 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 1 Korrik, 2020

Getoar Selimi dhe Majk janë ndër artistët më të suksesshëm të estradës shqiptare, të cilët kanë sjellë disa hite për publikun. Jemi mësuar që çdo verë dyshja të vijë me një bashkëpunim, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Ndërsa nuk ka kaluar ende as 24 orë nga lançimi i projektit më të fundit “Zhytem”, duket se kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, pasi ka arritur të marrë më shumë se gjysmë milion klikime në Youtube.

Vitet e kaluara ata sollën për publikun shqiptar disa duete, që rezultuan shumë të suksesshme dhe që na shoqëruan gjatë gjithë verës. “Paris Milano”, “Ajo” dhe “Sjena mo”, numërojnë miliona klikime në Youtube, duke i bërë të njohur dy artistët shqiptarë nga Kosova përtej kufijve. /abcnews.al