Gega zë ngushtë futbollistët, u kërkon atë që s’e priste askush

schedule09:18 - 23 Gusht, 2020

schedule 09:18 - 23 Gusht, 2020

Skënder Gega u shpall kampion me Partizanin dy sezone më parë, ndërkohë që tani po përgatitet të luftojë për këtë trofe me Kukësin. Puna ka nisur dhe në kampin verilindor kanë bërë disa përforcime.

Trajneri Gega, gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe në aspektin psikologjik me lojtarët. Një ditë më parë ai u ka bërë një “rreng” futbollistëve, duke i detyruar të bëhen për një moment trajnerë.

Atyre u është kërkuar të zgjedhin formacionin e Kukësit, në prag të ndeshjes së Europa League kundër Slavia Sofia. Në pozitë lojtarët, ndërkohë që Gega në këtë mënyrë i psikologjis dhe tenton të shohë sa prej tyre mendojnë si ai për titullarët. /abcnews.al