Gattuso-Tottenham nuk bëhet, revolta e tifozëve prish gjithçka

schedule10:58 - 18 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 18 Qershor, 2021

Gennaro Gattuso dhe Tottenham nuk kanë arritur një marrëveshje. Klubi anglez, pasi italiani u largua nga Fiorentina, mendoi t’i besonte stolin.

Drejtuesit e londinezëve patën një takim me menaxherin e Rinos, por në fund palët shtrënguar duart pa hedhur firmën mbi kontratë.

Dalja e emrit të Gattuso si opsion për Tottenham ngjalli një reagim të madh të tifozëve të skuadrës angleze, të cilët ishin kundër.

Ende ata nuk e harrojnë përplasjen e ish-lojtarit të Milanit, me Joe Jordan, ish-ndihmëstrajnerin e londinezëve. /abcnews.al