Gati ndërtimi i shtëpive, tre presidentët e Federatave bëhen bashkë

schedule17:56 - 27 Nëntor, 2019

schedule 17:56 - 27 Nëntor, 2019

Të gjithë po mundohen të kontribuojnë në këtë situatë kaotike dhe plot dhimbje. Vendi po kalon një moment shumë të vështirë, teksa tërmetet vazhdojnë dhe bien sërish për të mos i lënë të qetë shpirtrat e shqiptarëve. Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka pritur në Durrës dy homologët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kreu i futbollit shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku shfaqet me Agim Ademin, kreun e FFK-së, dhe Muamed Sejdinit, kreut të Federatës së Maqedonisë së Veriut. Së shpejti do të nisë ndërtimi i tre shtëpive të rrënuara, teksa fushata e ndhimës do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sot në Durrës prita dhe takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi, Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.

Duke u nisur nga dëshira dhe nga gatishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!“, përfundon Armand Duka. /abcnews.al