Abazi në Abc: Trump minimizoi impaktin e Covid-19, koncepti i “imunitetit të tufës”, jo njerëzor

schedule11:23 - 4 Nëntor, 2020

schedule 11:23 - 4 Nëntor, 2020

Menaxhimi i pandemisë është një nga çështjet kryesore që do të ndikojnë në vendimmarrjen e shtetasve amerikanë në këto zgjedhje presidenciale.

Kështu u shpreh për Abc Gani Abazi, ekspert i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit.

Sipas tij, qeveria amerikane pra administrata Trump u vonua shumë me marrjen e masave parandaluese anti-Covid.

“Qeveria amerikane, administrata Trump, u vonua shumë me marrjen e masave parandaluese. Numri i viktimave në rritje e sipër, ata kanë pasur një qasje, në një farë forme neglizhente…Në tubime nuk ka marrë masa parandaluese, ka qenë kundër maskave. Aty mendohet se është shpërndare sëmundja.”

Sa i përket deklaratave të Trump për mundësinë e shkarkimit të ekspertit Anthony Fauci, Abazi u shpreh se ky i fundit ka qenë politikisht asnjanës.

Abazi shton se Trump thjesht po mundohet të minimizojë impaktin e pandemisë.

“Fauci ka qenë politikisht asnjanës. Ka shërbyer edhe nën presidentin republikan edhe nën ata demokratë. Ai thjesht ka ndjekur shkencën. Trump ka tendence të minimizojë efekt e pandemisë.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!