Gafa e madhe: Dortmund harron kapitenin, u kthye i vetëm në shtëpi

schedule16:38 - 8 Prill, 2021

schedule 16:38 - 8 Prill, 2021

Dortmund luajti më 20 mars në Koln, sfidë e cila përfundoi në barazim 2-2. Një episod i rrallë ka ndodhur pas takimit të kampionatit. Ai që e ka pësuar ka qenë kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels.

Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus.

Sport Bild raporton se Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar. Një gafë e madhe, teksa 32-vjeçari u detyrua të kthehej i vetëm për në qytetin e tij. /abcnews.al