Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë është shkarkuar sot nga puna. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Abc News.
Burime nga shkolla thanë se znj. Dobi, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lenden e gjermanishtesh.
Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e termetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jeten e nxënësve.
“Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.
Lexo edhe:
U dëmtua nga termeti, vendoset shiriti i sigurisë në gjimnazin “Sami Frashëri”