Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e Partizanit

schedule10:17 - 16 Tetor, 2019

schedule 10:17 - 16 Tetor, 2019

Futbolli shqiptar është sot në zi. Ish-kapiteni i Partizanit dhe një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar, Mico Papadhopulli, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Papadhopulli ka qenë pjesë e “Demave të Kuq” në vitet më të suksesshme të klubit, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Papadhopulli ka fituar gjashtë herë titullin kampion të Shqipërisë me fanellën e të kuqve (1975,1958,1959,1961,1963,1964). Gjithashtu, ai ka fituar dhe dy medalje ndërkombëtare. Në vitin 1958, fitoi medaljen e argjendtë në turneun e Leipzig, Gjermani, si dhe në Hanoi, Vietnam (1963). Papadhopulli ka drejtuar edhe Federatën Shqiptare të Futbollit disa vite më parë./abcnews.al