Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heroinë nga Lindja e Mesme në Tiranë/ Kapen “furnizuesit”, hetimet: Prej 20 vitesh operonin në Selitë

schedule11:12 - 7 Qershor, 2026

schedule 11:12 - 7 Qershor, 2026

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroinë, që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ra 51-vjeçari Gëzim Muhameti dhe 35-vjeçari Zhuljan Prençi. Abc News mëson se prej 20 vitesh, 51-vjeçari ishte I përfshirë në trafikun e drogës dhe se heroinën e trafikonte nga Lindja e Mesme.

Gezim Muhameti, i njohur me pseudonimin Gëzim Qorri operon ne treg sa i takon furnizimit kryesisht me heroine për rreth 20 vite, bazën e ka pasur në Selitë aty ku e sillte kryesisht nga Lindja e Mesme e ndante, paketonte e me pas furnizonte Tiranën.



Sipas burimeve, Muhameti transportonte edhe jashtë vendit ishte furnizues kryesor edhe në një zonë në Itali. Agjentëve të antidrogës u është dashur rreth 3 muaj vëzhgime e mbikëqyrje për të arritur në gjurmët e tij, pasi për vite me radhë ka arritur të shpëtojë.

Ai ndërronte shpesh bazat ku mbante lenden narkotike, banesat e tij dhe makinat çka vështirësonte punën e bluve për ta arrestuar.

Në momentin që është arrestuar sipas burimeve konfidenciale e të sigurta për Abc News, 51-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndës narkotike. Pikë kyçe për zbulimin e të gjithë personave të tjerë të përfshirë është telefoni i tij celular që tashmë është në duart e hetuesve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!