“Frymës time që më jep motiv!”, Adrola Dushi surprizë të rrallë për të birin

schedule07:41 - 17 Shtator, 2020

schedule 07:41 - 17 Shtator, 2020

Adrola Dushi është padyshim një ndër modelet më të dashura shqiptare. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj profesionale dhe atë private. Thashethemet që kanë qarkulluar nëpër media se modelja është në një lidhje me deputetin nga Kosova, Albin Gashi e kanë vënë shpesh në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, Adrola ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me të birin, Troi. Së fundmi, modelja i ka bërë një surprizë të veçantë të birit, e cila ka regjistruar një yll me emrin e tij, duke treguar edhe njëherë vlerën që ka ai djali për të.

 

View this post on Instagram

 

Ylli me i bukur ne qiell, mban emrit e yllit me te bukur ne toke – Troi ime 💫 @star_registry_albania Faleminderit shume per kete dhurate qe me beri kaq te lumtur 🙏

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

“Birit tim, frymës time që më jep motiv të bëhem çdo ditë dhe më e mirë, që më bën të ndihem krenare dhe që uroj shumë që një ditë të mund të bëj të jesh edhe ti krenar për mua. Ti je çelësi i lumturisë Troi, që hap çdo derë të zemrës time, je arsyeja pse çdo ditë i falenderohem zotit. Të dua shumë motiv jete!”, është mesazhi i Adrolës në çertifikatën e regjistrimit. xh.d/abcnews.al