Autoritetet në Gaza kanë vendosur një karantinë 48-orëshe në enklavën bregdetare pasi katër anëtarë të së njëjtës familje rezultuan pozitivë për Covid-19 në kampin e refugjatëve al-Maghazi.
Këto janë rastet e para të përhapjes komunitare në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend.
“Kjo është hera e parë (që autoritetet kanë identifikuar) persona nga Gaza që janë infektuar me koronavirus jashtë qendrave të karantinës që nga nisja i pandemisë në dhjetor 2019”, tha Hamasi në një deklaratë.
Të gjitha rastet e tjera janë sjellë nga jashtë Gazës, raporton The Guardian, përcjell abcnews.al
Vendosja e karantinës vjen gjatë një periudhe tensionesh të ngritura midis Gazës dhe Izraelit.
Pas disa muajsh qetësie relative, grupet në Gaza kanë rifilluar të lëshojnë eksplozivë, ndërsa militantët kanë qëlluar me raketa në Izraelin jugor.
Ushtria izraelite ka goditur infrastrukturën dhe pikat ushtarake të Hamasit me avionë dhe tanke. /abcnews.al/



