Franca kremton festën e saj kombëtare, Ditën e Bastijës, me paradë ushtarake.
Për të ndjekur ceremoninë në Paris ndodhen liderë nga shumë vende të botës, Festa shënon ditën kur parizienët sulmuan fortesën dhe burgun e Bastijës në 1789, ngjarje që shkaktoi Revolucionin Francez.
I pranishëm në ceremoni është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama mbërriti ditën e djeshme në Paris, ku mori pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron./abcnews.al



