Ka ende rrugë për të bërë, por ja pra përse e konsiderojnë favorite absolute. Franca arriti në të tetat e finaleve të Kupës së Botës me një fitore të madhe 3-0 ndaj Suedisë, që ishte e merituar në çdo drejtim.
Jo vetëm për rezultatin e thellë dhe për suksesin që u arrit fare lehtë, por edhe për paraqitjen e nënkampionëve të botës në fuqi, që kanë vendosur ta tregojnë hapur nivelin e tyre.
Kilian Mbape theu rezistencën e nordikëve vetëm në fund të pjesës së parë, dhe kaq u desh. Barkola i Paris SG shtoi të dytin pak pasi nisi pjesa e dytë, në 53’, ndërsa Mbape vulosi shifrat 3-0 në 74’.
Sulmuesi i Realit ka tani 6 gola në këtë turne, baraz me Mesin në krye të renditjes për Këpucën e Artë, edhe pse argjentinasi ka luajtur një ndeshje më pak.
Po ashtu, kapiteni i “gjelave” theu rekordin e rrjetave në fazat me eliminim të kupave të botës, duke arritur në 10, dy më shumë sesa legjendat braziliane Leonidas dhe “Fenomeni” Ronaldo.
Trajneri Deshamp ia kurseu disa minuta duke e zëvendësuar pranë fundit në prani të mbi 80 000 spektatorëve në stadiumin e “Nju Jork Nju Xhersit”.
Pikërisht, aty Franca mund të luajë finalen e mundshme të Botërorit, që do të ishte e treta radhazi, diçka që e kanë bërë vetëm Gjermania apo Brazili.
Fitorja mund të kishte qenë më e thellë, sepse francezët patën 25 gjuajtje, nga të cilat 12 në kuadrat, ndaj vetëm 3 të suedezëve, ndërsa në raundin e tretë do të ndeshen me Paraguajin.



