Franca dhe Gjermania parashikojnë politikë të re pas luftës në Ukrainë

schedule21:14 - 9 Maj, 2022

schedule 21:14 - 9 Maj, 2022

Presidenti i Francës Macron ka propozuar një politikë te re në dritën e krizës në Ukrainë, një ide e përshkruar si “shumë interesante” nga homologu i tij gjerman Olaf Scholz.

Teksa ndodhet në Berlinin, Macron foli për përshpejtimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve të tjera evropiane jo-anëtare të BE-së për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin.

Ai tha se statusi mund të zbatohet për Ukrainën, si dhe kombet që nuk duan të bashkohen me bllokun 27-vendesh.

Macron ka thënë se Ukrainës mund t’i duhen dekada për t’u konfirmuar si anëtare e BE-së.

Komisioni Evropian do të “synojë të japë opinionin e tij” muajin e ardhshëm mbi ofertën e Ukrainës për anëtarësim, tha më herët shefja e këtij organi Ursula von der Leyen. /abcnews.al