Fotolajm/ “Hala Madrid”, vota e rrallë në Elbasan

schedule09:54 - 13 Maj, 2025

schedule 09:54 - 13 Maj, 2025

ELBASAN- Të dielën që lamë pas qytetarët shqiptarë ushtruan të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Por jo të gjithë janë treguar të kujdesshëm për ta çuar votën te partia apo kandidatët, që gjendeshin në fletën e votimit.

Një rast i tillë ka ndodhur në Elbasan. Një votues nuk ka zgjedhur asnjë parti në fletën e votimit, por mbi të ka preferuar të shpalosë hobin dhe simpatinë e tij për futbollin.

“Forca Real Madrid! Fitore”, shkruhet në fletën e votimit.

Duket se votuesi në Elbasan ka patur mendjen te përballja Barcelona-Real Madrid, sfidë kjo që u luajt më 11 maj.

Pavarësisht urimit për fitore nga ana e tifozit, “Los Blancos” u mundën në shifrat 4:3 nga “Katalanasit”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!