Tekniku Zoran Zekiç do të debutojë mbrëmjen e sotme përballë gjithë tifozëve të “demave të kuq”, ku përballja është tepër e rëndësishme, teksa bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ku si kundërshtarë janë bjellorusët e BATE Borisov.
Mirëpo, pavarësisht se është sfida e parë, tekniku kroat ndihet me të vërtetë si “zot shpie” në arenën “Air Albania”, teksa sapo ka hyrë në imipan ka shkuar menjëherë të takojë kundërshtarët, teksa është ndalur të bisedojë dhe me stafin e bjellorusëve.
Përveç stafit, tekniku i “demave” ka biseduar disa momente dhe me teknikun e BATE Borisov, Kirill Olshevski, e pas tij radhën e kanë patur gjyqtarët e sfidës e pas tyre, përfaqësuesit e UEFA-s të pranishëm në “Air Albania”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI FOTON:



