FOTO/ Temperatura deri në -50 gradë celsius, qyteti rus “pushtohet” nga akulli

schedule10:24 - 2 Mars, 2021

schedule 10:24 - 2 Mars, 2021

Vorkuta  një qytet në Republikën Komi të Federatës Ruse, është shndërruar në një qytet fantazmë i pushtuar nga bora dhe ngricat.

Mediat e huaja bëjnë me dije se temperaturat në këtë qytet kanë shkuar deri në -50 gradë duke shkaktuar pamje të magjishme nga ngrirja.

Vorkuta ishte një ndër qytetet më të rëndësishme në fushën e minierës gjatë periudhës së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Ndërsa pas shpërbërjes së BRSS-së zonat e qytetit Vorkuta filluan të përjetojnë ditë të vështira në fushën e minierës.

Gjithashtu edhe moti jashtëzakonisht i ftohtë në rajon me temperatura deri në -50 gradë dhe papunësia kanë shkaktuar emigrim. Emigrimi që ndodh gati çdo vit, pas vitit 2013 disa vendbanime i ka shndërruar në qyteza fantazmë.

Në rajonin Sementnozavodsky, në largësi prej 19 kilometrash nga qendra e qytetit Vorkuta, sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të apartamenteve të braktisura, dyshemetë, shkallët dhe kutitë e postës, ishin të mbuluara me akull.

Gjithashtu edhe makinat në një kantier në largësi prej 5 kilometrash nga Vorkuta, u mbuluan me borë.e.su./abcnews.al