FOTO/ Të mërzitur nga karantina, qytetarët mësyjnë plazhet

schedule15:59 - 3 Maj, 2020

schedule 15:59 - 3 Maj, 2020

Vendi ka hyrë në javën e tetë të shtrëngimit të masave në kuadër të luftës kundër koronavirusit, ndërsa duket qartë se qytetarët janë lodhur tashmë nga të ndejturit brenda.

Këtë e tregon mbushja e parqeve dhe rrugëve sa herë jepet ndonjë orë liri për të lëvizur, ndërsa me ngrohjen e motit shumë kanë preferuar tashmë edhe detin.

Në fotot e publikuara nga LSA duken dhjetra qytetarë që kanë filluar plazhin në në zonën nga Golemi në Shkëmbin e Kavajës, një formë e shlodhjes kjo pas tetë javëve karantinë.

Madje, ka prej plazhisteve që kanë hequr reçipetat për një nxirje uniformë.

Për më tepër ndiqni fotot: