Dy persona humbën jetën në një aksident në Golem.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi Elton Luzati 44 vjeç, si dhe pasagjeri Oldion Tusha 42 vjeç banues në Mirditë .
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate pasi një një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit..
Nga hetimet dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa përplasja me bordurën rezultoi fatale.
Sipas personave në vendngjarje 44-vjeçari Elton Luzati po kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke bërë që të humbasë kontrollin .Motori është ngjitur mbi trotuar e më pas është përplasur me murin e një ndërtese aty pranë.
Fatkeqsisht dy pasagjerët nuk kanë qenë të paisur me skafandër çka mund ti kishte mbrojtur gjatë përplasjes
Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

