Foto/Sms në komisariatin dixhital, zbulohen 686 kg kanabis

schedule14:46 - 14 Mars, 2018

schedule 14:46 - 14 Mars, 2018

Mbi gjysëm toni kanabis sativa ka sekuestruar policia e Korçës në një banesë. Pronari, një 45-vjeçar që jetonte vetëm, ia ka dalë të largohet dhe është shpallur në kërkim.

Jo pak, por më shumë se gjysmë toni kanabis sativa u zbuluan në këtë shtëpi private jo larg qytetit të Korçës.

Policia raportoi se 686 kg u sekuestruan në fshatin Bulgarec dhe pronari i saj një ish-emigrant në Greqi u shpall në kërkim.

Ka qenë një informacion në portalin e Komisariatit Dixhital, ai që orientoi forcat antidrogë drejt bazës, ku ishte droga.
Por pronari i banesës, Jetnor Gunga, një 45-vjeçar që jetonte vetëm, ka mundur të largohet në kohë.

Fqinji: “Çtë të them nga gjendja ekomike, çctë të them? Bukë me kripë.”

Gazetarja: “Jeni në dijeni se çfarë pune bënte”?

Fqinji: “Punonte, punonte. Ku të gjente punë. Ku të punojë vallë? Punonte ndonjëherë”.

Policia e shpalli në kërkim. Fqinjët e tij i treguan ABC News se Gunga jetonte vetëm. Kohe më parë ishte emigrant në Greqi.
Por që kur ishte kthyer, merrej me shtrimin e pllakave.

Kohën kur policia shkoi në shtëpinë e tij, ai ndodhej në një nga lokalet e fshatit. Sapo dikush e njoftoi, Gunga u largua për t’u fshehur.

Sipas policisë, droga ishte mbjellë disa muaj më parë ne territorin e Korçës dhe kishte destinacion Greqinë. Në shtëpinë e Gungës, ajo ishte futur në 49 thasë, pasi më pare ishte magazinuar për t’u tharë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!