FOTO/ Shkretohet Athina, çfarë ndodhi sot në oren 6 të mëngjesit

schedule12:20 - 7 Nëntor, 2020

schedule 12:20 - 7 Nëntor, 2020

E gjithë Greqia ka hyrë në një karantinë të plotë duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm në kuadër të masave anti-Covid.

Kryeqytetasit, sipas mediave greke, e kanë kuptuar rendësinë e masave të tilla duke mos dalë në rrugë, ndërsa nevojat për ushqime dhe ilaçe i plotësuan gjatë ditëve të shkuara.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga “Protothema“, rrugët janë krejtësisht bosh, ndërsa çdo qytetar që ka nevojë të dalë nga shtëpia, duhet që fillimisht të njoftojë autoritetet përmes një mesazhi.

Më herët, kryeministri grek Mitsotakis njoftoi masat shtrënguese, të cilat do të zgjasin deri në fund të nëntorit. Gjatë kësaj periudhe, kufizohet lëvizja me makina si edhe në rrugë, ndërsa universitetet do të bëjnë mësim online.

Ndërkohë, shkollat fillore janë të vetmet që do të jenë hapur.

Greqia po numëron shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi gjatë ditëve të fundit dhe qeveria e ka parë si zgjidhje përfundimtare mbylljen e vendit. /abcnews.al