FOTO/ Pasojat e sulmeve ruse në të gjithë Ukrainën

schedule15:43 - 26 Gusht, 2024

schedule 15:43 - 26 Gusht, 2024

15 nga rajonet e Ukrainës janë shënjestruar nga sulmet ruse, me zjarre që kanë shpërthyer dhe ndërtesa të dëmtuara në shumë vende.

Autoritetet e Ukrainës dhe gazetarët në terren kanë shpërndarë disa fotografi të njerëzve që punojnë për të shuar flakët, ndërsa një pjesë kërkojnë në rrënoja për të mbijetuar ose viktima.

Këtë të hënë, Ukraina u përballëme një nga sulmet më të fuqishme me dronë dhe raketa ruse, duke përfshirë edhe kryeqytetin ukrainas.  Të paktën gjashtë persona raportohet se janë vrarë, ndërsa autoritetet vendase  shpallen ndërprerje emergjente të energjisë në përgjigje të dëmit të shkaktuar nga këto sulme.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, konfirmoi se Kievi po përballet me probleme edhe me furnizimin e ujit.

/abcnews.al