FOTO | Mesazh i fshehur? Talenti i Liverpool “kopjon” kampionin Mbappe

schedule15:43 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 15:43 - 27 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi anësor i Liverpool, Trent Alexander Arnold, po jeton ëndrrën e tij të fëmijërisë. Anglezi po kalon një periudhë shumë të mirë, ku forma e tij e mirë po i lë tifozët pa fjalë. Arnold shkëlqeu në fitoren e djeshme 0-4 kundër Leicester, duke konsiliduar akoma dhe më shumë vendin e parë.

Mbrojtësi i krahut të djathë dhuroi 2 asiste për shokët e tij si dhe vulosi fitoren e madhe, duke shënuar golin e katërt të ndeshjes. 21-vjeçari suprizoi tifozët me festimin e tij pas golit të shënuar. Ai zgjodhi të bëjë të njëjtin veprim siç feston ylli francez, Kylian Mbappe.

Madje pas ndeshjes Arnold postoi në Instagramin e tij foton e tij duke festuar si Mbappe. Tifozët mënjëherë reaguan duke e parë veprimin e lojtarit të tyre si një sinjal se kampioni i botës me Francën mund të transferohet tek Liverpool. Edhe pse Klopp e ka theksuar se ai është shumë i shtrenjtë, gjithçka mund të ndodhë. /abcnews.al