FOTO/ Me unazë diamanti, partneri i propozon për martesë Eliona Pitarkës

schedule07:51 - 9 Tetor, 2020

schedule 07:51 - 9 Tetor, 2020

Prej kohësh, aktorja seksi Eliona Pitarka është në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, por asnjëherë nuk është shfaqurnë publik me djalin që i ka marrë zemrën.

Megjithatë, së fundmi lidhja e tyre ka ecur në hapa shumë seriozë dhe dyshja janë gati të hedhin një hap të madh. Përmes një postimi Instagram, Eliona ka treguar se partneri i ka propozuar për martesë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet me një unazë diamanti në dorë dhe ka shkruar: “Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”. l.k/abcnews.al