FOTO LAJM/ Mesazhi i koduar i Artan Hoxhës mbi varrin e Pablo Escobarit

schedule16:07 - 10 Shtator, 2022

schedule 16:07 - 10 Shtator, 2022

Gazetari i ABC, Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Kolumbi ku ka vizituar edhe qytetin e Medellinit, qendrën operacionale të kartelit të Escobarit duke dhënë edhe disa mesazhe prej andej.

Gjatë ditës së sotme ai ka postuar një foto nga varri i Escobarit duke thënë se “të paktën këtij ia gjetën varrin, kurse të tjerëve nuk i dihet as nam dhe as nishan”.

Mesazhi i Hoxhës lidhet me zhdukjen e bujshme të Ervis Martinajt, për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet prej më shumë se një muaji.

“Mbi varrin e mbretit të kokainës, narkotrafikantit më të madh në botë, Don Pablo Escobar…(1 dhjetor 1949- 2 dhjetor 1993). Don Pablos, ja gjetëm varrin të paktën, por si t’ia bëjmë me ata të tjerët, qe nuk po u gjejnë as nam dhe as nishan…”, shkruan Hoxha në Facebook. /abcnews.al