FOTO/ Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, vdiq bashkë me 3 miqtë

schedule10:49 - 15 Gusht, 2022

schedule 10:49 - 15 Gusht, 2022

Ky është 19-vjeçari Xhuliano Këllici, shqiptari që humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident tragjik në Treviso të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë Xhuljano jetonte në Cordignano dhe ishte pjesë e një ekipi futbolli, në rolin e portierit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 13 gushtit ne Godega di Sant’Urbano, Itali.

Një Volkswagen Polo, me 4 të rinj brenda (midis moshës 18-19 vjeç), humbi kontrollin në kthesë dhe doli nga rruga. Tre viktimat e tjera janë Daniel De Re, 18 vjeç, Daniel Ortolanv, 19 vjeç dhe Marco Da Re, 19 vjeç.

Ishin banorët ata që lajmëruan menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policinë, por katër të rinjtë kishin humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Mediet italiane kanë publikuar dhe pamjet e rënda nga aksidenti ku shihet se makina me të cilën ata udhëtonin është kthyer në një grumbull hekurash. Operacionet e nxjerrjes së trupave përfunduan në agim.

/abcnews.al/