Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është identifikuar autori i dyshuar i vrasjes në Kurbin, Emilan, Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas të njëjtave burime, edhe ai rezulton të ketë përdorur disa identitete.

(autori i dyshuar i vrasjes, Emilan, (Artur) Suti)
Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima. Sipas hetimeve paraprake, Ilirjan Lika u qëllua me armë zjarri menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij. Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë borxhe të pashlyera.
I plagosur rëndë, 40-vjeçari u transportua në Spitalin e Laçit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes.



